×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

ASISTENTE EKZEKUTIVE

Të përgjithshme

TCN është kompani shqiptare që operon si Integrator Sistemesh të teknologjisë së lartë në Shqipëri, Kosovë dhe në vende të tjera të Ballkanit.  Për nevoja të kompanisë TCN shpall pozicionin vakant të Asistentes Ekzekutive me kërkesa si mëposhte:

 

Info

Pozicione vakante: 1

Domain 1: Asistente Ekzekutive

Kontrata: 1 vit me mundësi kontratë shtesë me afat pa limit

Gjuha operacionale: Shqip/ Anglisht

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgatit informacione/ dokumenta duke kryer transkriptime, formatime, editime, kopje, fax telefoni etj.
  • Menaxhon postën e përditshme duke zgjedhur kanalin e duhur se kujt duhet t’ja përcjellë, mbledh dhe analizon informacionet për raportime të shkurtra tek ekzekutivët.
  • Mbledh, regjistron, protokollon, arkivon dokumentat hyrës –dalës të kompanisë
  • Mirëpret vizitorët, në telefon ose në zyrë, duke ju përgjigjur kërkesave të tyre ose duke i orientuar në departamentet përkates.
  • Mirëmban axhendën e takimeve, konferencave,  telekonferencave, udhëtimeve etj.
  • Përgatit dokumenta, raporte dhe përkthime
  • Mirëmban inventarin e pajisjeve kancelarike dhe të konsumueshmeve të zyrës.
  • Punë të tjera administrative të caktuara sipas nevojave të kompanisë

Kërkesat e detyrueshme/ Aftësi

  • Diplomë Universitare/ Kurse administrimi
  • Njohuri të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqip
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Njohuri në menaxhim dokumentacioni
  • Njohuri shumë të mira në MS Office
  • Aftësi organizative, monitoruese dhe multitask
  • Aftësi komunikimi, PR, etike
  • Eksperiencë pune mbi 5 vjet
  • Referenca pune

Pritshmërite

Gjatë punës në TCN presim që individi i punësuar:

  • Të ketë të qarta detyrat dhe pergjegjësitë
  • Të ketë angazhim, përkushtim dhe disponueshmëri
  • Të shprehë etike dhe profesionalizëm në punë
  • Të përdorë shumë mirë gjuhën angleze
  • Të jetë i organizuar, sistematik dhe i vëmendshëm
  • Të respektojë dhe zbatojë rregulloret dhe procedurat e brendshme të TCN
  • Të jetë ambicioz, miqësor dhe bashkëpunues.
  • Të ketë synime për rritje në karrierë brenda kompanisë

 

Procedura e aplikimit

Kandidatët e interesuara mund të shfletojnë web site zyrtar të kompanisë  www.tcn.al  ku mund të gjejnë të dhëna të mjaftueshme për kompaninë dhe të aplikojnë duke dërguar E-mail në adresen jobs@tcn.al  deri në datën 24.12.2024.

 

Dokumentat e kërkuara:

CV e detajuar/Referenca

Të dhënat personale të kandidatëve do të mbahen rreptësisht konfidenciale.

For further information follow us at TCN social media   



YOU MAY LIKE