×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

HISTORIK

TCN është themeluar në 1996, në Tiranë-Shqipëri, si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (shpk). Akronimi TCN qëndron për “Telecommunications and Computer Networking”.

Fillimisht TCN kishte të punësuar vetëm dy persona dhe biznesi ishte i kufizuar vetëm në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Kontrata e parë ishte ne vitin 1996 në lidhje me sistemin IBM RS6000.

Në vitin 1997, TCN u bë partneri nr. 1 ne biznes i IBM-së, dhe furnizonte me e ofronte kryesisht sisteme dhe zgjidhje kompjuterike.

Në 1997, TCN e zgjeroi linjën e biznesit me Telekomunikacionin, dhe filloi të ofronte shërbime dhe produkte të komunikimit. Në vitin 2000 TCN u bë distributor i Motorola Inc.

Në mënyrë progresive, duke u adaptuar me nevojat e tregut shqiptar, TCN identifioi disa nevoja të tjera të tregut dhe Profili i Kompanisë u modifikua në Integrator Sistemesh e aftë të ofronte Sisteme të shumëllojshme elektronike të Teknologjisë së lartë (Hi-Tech).

Në 1999, TCN ishte bashkë-themeluese e ADN shpk, e cila ishte një kompani që ofronte shërbime interneti dhe transmetimi të të dhënave.

Në 2001, TCN hyri në biznesin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, duke i ofruar sisteme komunikimi Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Kjo fushë biznesi është rritur në mënyrë konstante përgjatë viteve.

Në 2006, TCN nëshkroi një kontratë me Lockheed Martin dhe u bë pjesë e Programit të Modernizimit të Hapsirës Ajrore të Shqipërisë. Ky ishte hapi i parë në biznesin e Aviacionit dhe Trafikut Ajror.

Në 2007, TCN themeloi TCN International, një kompani e rregjistruar në Kosovë, që operon në rajon. Në të njëjtin vit, TCN u përzgjodh si kontraktor primar për Projektin e Modernizimit të Aeroportit të Prishtinës, i cili i implementua me sukses gjatë tre viteve në vijim.

Në 2009, TCN dhe TCN International u çertifikuan me ISO 9001:2008.

Në 2010, TCN hapi një Zyrë Përfaqësimi në Maqedoni, si dhe zgjeroi aktivitetet e biznesit ne zonën e Ballkanit Perëndimor.

TCN është transformuar atshme në një kompani Integratore Sistemesh dhe Infrastrukture, duke ndërmarrë projekte me çelësa-në-dorë, sidhe duke ofruar teknologjinë më të avancuar të kohës për të garantuar totalisht plotësimin e nevojave të klientit. TCN ka zgjeruar marrëdhëniet me partnerët dhe me kompanitë prodhuese, shitëse dhe të shërbimit në SHBA, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Austri, Izrael, etj., të gjitha këto kompani lider në fushushat e tyre të ekspertizës.

TCN gjithmonë është fokusuar tek klientët shtetërorë dhe privatë, duke përballuar me sukses sfidat e zhvillimit dhe të tregut.

Strategjia e zhvillimit të TCN-së ka qenë efektive dhe efiçente, kështu që kompania ka përjetuar rritje konstante përgjatë viteve