×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

Avantazhet

TCN operon në një treg shumë kompetitiv, si në Shqipëri ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ajo merr pjesë në tenderat lokalë dhe ato ndërkombëtarë, negocion kontrata direkte dhe është e familjarizuar me një varietet klientësh të ndryshëm. Disa nga avantazhet që kanë kontribuar në historinë e suksesit të TCN-së në treg gjatë këtyre dy dekadave të fundit janë si vijon:

  • Aftësia për të implementuar projekte me çelësa në dorë, duke përfshirë infrastrukturën, energjinë dhe sistemet ndihmëse.
  • Aftësia për të mobilizuar burime njerëzore shumë të specializuara me një kosto shumë kompetitive.
  • Rrjeti mjaft i gjerë i partnerëve, bashkëpunëtorëve në biznes, dhe kontakteve të tjera në shumë vende.
  • Klasi shumë i lartë i partnerëve teknologjikë, i kompanive furnitore, shitëse, dhe kompanive të tjera të përfshira në projektet e ndryshme.
  • Marrëdhëniet e ngushta dhe te bazuara mbi besimin reciprok me klientët ekzistues dhe ata potencialë.
  • Njohuritë e plota rreth procedurave të tenderimit dhe atyre administrative që aplikohen në vende të ndryshme ku TCN ka interes.
  • Aftësia për të identifikuar dhe ndjekur shanset e krijuara për biznes, si dhe vlerësimi i shkallës së mundshme të suksesit.
  • Aftësia për të operuar me efikasitet edhe në vende me risk të lartë, zona në konflikt dhe situata pas-lufte.