×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

Sistemi i cilësisë

TCN aplikon Sistemin e Cilësisë ISO 9001:2015. TCN është e çertifikuar nga Det Norske Veritas.

Sigurimi i Cilësisë që aplikohet në TCN i referohet një procesi të vlerësimit dhe monitorimit sistematik të aspekteve të ndryshme të projektit, zgjidhjes dhe shërbimit, për tu siguruar që standartet e cilesisë plotësohen tërësisht. Sigurimi i Cilësisë përfshin regulloren e cilësisë së materialeve, montimeve, pajisjeve, produkteve dhe komponentëve të tyre; shërbimeve që kanë të bëjnë me sistemet; si dhe proceseve të manaxhimit, instalimit, integrimit dhe inspektimit.

Dy janë parimet që karakterizojnë Sigurimin e Cilësisë së TCN-së:

  • Përshtatja për qëllimin, produkti duhet të jetë i duhuri për qëllimin e synuar
  • Ashtu siç duhet që me herën e parë, gabimet duhen eliminuar.

Eshtë e rëndësishme të kuptohet që cilësia përcaktohet nga përdoruesit dhe klientët, dhe jo nga shoqëria në përgjithësi: nuk është e njëjta gjë me “shtrenjtë” apo “cilësi e lartë”. Edhe mallrat me çmim të ulët mund të konsiderohen mallra cilësorë nqs ato plotësojnë një nevojë të caktuar të tregut.

Kontrolli i Cilësisë që aplikohet në TCN është një proces që garanton rishikimin e cilësisë së të gjithë faktorëve të përfshirë në implementimin e projektit.

Sigurimi i Cilësisë dhe Kontrolli i Cilësisë aplikohen në mënyrë simultane në Sistemin e Cilësisë së TCN-së.

Kontrolli i Cilësisë vë theksin tek testimi i produkteve dhe sistemeve për të zbuluar difektet dhe për t’i raportuar tek manaxhmenti, ndërsa Sigurimi i Cilësisë synon të përmirësojë dhe stabilizojë performancën e sistemit dhe proceseve që lidhen me të në mënyrë që të shmangë, ose të paktën të minimizojë, në radhë të parë problemet që kanë shkaktuar difektet.

Për të parandaluar problemet, përdoren metodologji të ndryshme të Sigurisë së Cilësisë. Sidoqoftë, Sigurimi Cilësisë nuk eliminon nevojën për Kontrollin e cilësisë: disa parametra të produktit janë kqa kritikë saqë testimi është shumë i domosdoshëm dhe esencial. Aktivitetet e Kontrollit të Cilësisë trajtohen si një prej proceseve të Sigurisë së Cilësisë në tërësi.