Avantazhet
TCN operon në një treg shumë kompetitiv, si në Shqipëri ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ajo merr pjesë në tenderat lokalë dhe ato ndërkombëtarë, negocion kontrata direkte dhe është e familjarizuar me një varietet klientësh të ndryshëm. Disa nga avantazhet që kanë kontribuar në historinë e suksesit të TCN-së në treg gjatë këtyre dy dekadave të fundit janë si vijon:
- Aftësia për të implementuar projekte me çelësa në dorë, duke përfshirë infrastrukturën, energjinë dhe sistemet ndihmëse.
- Aftësia për të mobilizuar burime njerëzore shumë të specializuara me një kosto shumë kompetitive.
- Rrjeti mjaft i gjerë i partnerëve, bashkëpunëtorëve në biznes, dhe kontakteve të tjera në shumë vende.
- Klasi shumë i lartë i partnerëve teknologjikë, i kompanive furnitore, shitëse, dhe kompanive të tjera të përfshira në projektet e ndryshme.
- Marrëdhëniet e ngushta dhe te bazuara mbi besimin reciprok me klientët ekzistues dhe ata potencialë.
- Njohuritë e plota rreth procedurave të tenderimit dhe atyre administrative që aplikohen në vende të ndryshme ku TCN ka interes.
- Aftësia për të identifikuar dhe ndjekur shanset e krijuara për biznes, si dhe vlerësimi i shkallës së mundshme të suksesit.
- Aftësia për të operuar me efikasitet edhe në vende me risk të lartë, zona në konflikt dhe situata pas-lufte.