×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

Kodi i etikës

Kërkesat

TCN ushtron biznesin e saj bazuar në ndershmëri, pa-anësi, në mënyrë etike dhe të duhur, në përputhje të plotë me Kodin e Sjelljes dhe të Vlerave të kompanisë, si dhe në pajtueshmëri të plotë me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi. Përgjatë ushtrimi të biznesit, Integriteti mbetet baza e të gjitha marrëdhënieve të kompanisë, përfshirë ato me klientët, furnizuesit, komunitetet si dhe ndërmjet vetë punonjësve. Nga punonjësit e TCN-së kërkohet aplikimi i standarteve më të larta të sjelljes etike në punë gjatë gjithë performancës dhe përmbushjes së detyrimeve dhe përgjegjësive të tyre në kuadër të kompanisë.
Punonjësit nuk duhet të angazhohen në aktivitete që mund të ngrejnë pikëpyetje në lidhje me ndershmërinë, pa-anshmërinë apo reputacionin e kompanisë, dhe në të gjitha rastet duhet të sigurohen që:

  •  Ata nuk duhet të angazhohen në asnjë aktivitet që mund të krijojë konflikt interesi për kompaninë, os epër vetë veten e tyre si individë.
  • Ata nuk përfitojnë nga pozita e tyre për të siguruar pëfitime personale nga keq-përdorimi i TCN-së, i informacionit të brendshëm, apo abuzimi me postin.
  • Ata do të zbatojnë të gjitha kufizimet në lidhje me përdorimin dhe dhënien e informacionit. Kjo përfshin të gjitha kërkesat për të mbrojtur informacionin e TCN-së, si dhe për t’u siguruar që informacioni që nuk është pronë e TCN-së të përdoret dhe shpërndahet vetëm në mënyrën e autorizuar nga pronari i informacionit, ose siç lejohet nga ligji.
  •  Ata duhet të mbajnë parasysh që marrëdhëniet e ndershme dhe të drejta përbëjnë themelin e të gjitha nderveprimeve dhe transaksioneve të TCN-së.
  •  Ata do të mbrojnë dhe ruajnë të gjitha asetet e kompanisë, të klientëve dhe furnizuesve, si dhe do t’i përdorin ato vetëm për aktivitetet e aprovuara nga kompania.
  • Pa asnjë përjashtim, ata do të veprojnë në përputhje me ligjet, regullat dhe regulloret në fuqi.
  • Ata do të raportojnë menjëherë tek manaxhmenti apo autoritetet e duhura çdo sjellje të paligjshme ose jo-etike.

Çdo punonjës ka përgjegjësinë të bëjë pyetje, kërkojë udhëzime, dhe të raportojë për dyshim për shkelje të këtij Kodi të Sjelljes dhe Etikës.

Përgjegjësitë
Të gjithë punonjësit e TCN-së janë subjekt i Kodit të Sjelljes të TCN-së, çka kërkon që ata duhet ta kuptojnë Kodin, si dhe të bëjnë pyetje, kërkojnë udhëzime, raportojnë shkeljet e dyshuara, dhe shprehin shqetësimet për zbatimin e drejtë të procedurave dhe politikave që kanë lidhje me të.
TCN administron programe për zbatueshmerine dhe etiken për të promovuar përkushtimin ndaj integritetit dhe vlerave, si dhe për të siguruar përputhshmërinë me ligjet, regullat dhe regulloret. Këto programe informojnë punonjësit për procedurat dhe politikat e kompanisë në lidhje me sjelljen etike të biznesit dhe i ndihmojnë ata t’i japin përgjigje problemeve dhe të raportojnë shkeljet e dyshuara. Manaxherët janë përgjegjës për të mbështetur implementimin e programeve të sjelles etike të biznesit, dhe për monitorimin e zbatimit të udhëzimeve që burojnë nga Kodi i Sjelljes dhe Etikes i TCN-së. Manaxherët janë gjithashtu përgjegjës për krijimin e një ambienti të hapur dhe të ndershëm ku punonjësit të ndjehen të lirshëm për të trajtuar çdo çështje.

Dokumentacion mbështetës
Dokumentacioni mbështetës i TCN do të sigurojë që të ketë procese në përputhje me sa vijon:

  • Kodin e Sjelljes së TCN-së dhe një Program Etike me një minimum kërkesash si vijojnë: Sjellja e Biznesit dhe Etikës, Trajnim për Etikën, Mekanizëm Raportimi, dhe Proces Monitorimi.
  • Ligje dhe Regullore të tjera të aplikueshme në aktivitetet respektive të biznesit.