Parimet
Elementët kyç të parimeve të mirë-qeverisjes së kompanisë përfshijnë ndershmërinë, besimin dhe integritetin, orientimin drejt performancës, përgjegjësinë dhe përgjegjsshmërinë, respektin reciprok dhe përkushtimin ndaj organizatës. Manaxhmenti dhe drejtorët kanë zhvilluar një model mirë-qeverisjeje që përqas vlerat e punonjësve të kompanisë dhe i vlerëson këtë model periodikisht për të shtuar efektivitetin e tij.
Parimet e pranuara në TCN për mirë-qeverisjen përfshijnë:
- Interesat e aktorëve kryesore: TCN respekton të drejtat e secilit prej aktorëve kryesorë dhe i mbështet ata që të ushtrojnë të drejtat e tyre. TCN është e vetëdijshme që ka obligime ligjore dhe të tjera ndaj të gjithë aktorëve kryesore legjitimë.
- Integriteti dhe sjellja etike: Vendim-marrja e përgjegjshme dhe etike konsiderohet jo vetëm si e rëndësishme për marrëdhëniet publike, por edhe si një element i domosdoshëm për arritjen e suksesit.
- Ruajtja e konfidencialitetit dhe transparenca: TCN ka përkufizuar qartë dhe bërë të ditur rolet dhe përgjegjësitë e bordit dhe manaxhmentit, si dhe ka implementuar procedura për të identifikuar në mënyrë të pavaruar dhe ruajtur integritetin e raportimit financiar të kompanisë.