×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

Partnerët teknologjikë

TCN dhe Partnerët e saj Teknologjikë dhe të Biznesit punojnë së bashku për t’i shërbyer klientëve tanë pasi kjo është mënyra më e mirë e të bërit biznes. Klientët tanë mund të mbështeten dhe të kenë besim tek ne për zgjidhjet më moderne dhe inovative teknologjike që ne ofrojmë së bashku me partnerët tanë në mënyrë që ata të mbeten plotëshisht të kënaqur.

Qëllimi ynë është që të përmbushim të gjitha pritshmëritë e klientëve tanë si për cilësinë e produktit ashtu edhe për performancën. Ndërthurrja transparente e resurseve plotëson më së miri nevojat e vazhdueshme të klientëve tanë për zgjidhje inovative me çmimin më të ulët të mundshëm. Programet e partnerëve tanë përfshijnë trajnime për produktin dhe teknike, resurse për shitjet, suport për marketimin, si dhe shërbime profesionale, çka bën edhe diferencën për TCN-në në ambjentin e sotëm kompetitiv.

TCN e di që partnerët përbëjnë një nga asetet më të çmuara të kompanisë, që e bëjnë atë të aftë të fokusojë qëllimin dhe rrisë intensitetin e marrëdhënieve të saj me partnerët.  Ne punojmë me partnerët tanë si një ekip, duke ndërthurrur kapabilitetet tona respektive në mënyrë që të përballojmë sfidat e tregut. Vetëm duke ndërtuar marrëdhënie më të ngushta me partnerët tanë, dhe duke punuar edhe më fort për të nxjerrë në pah fuqinë tonë të përbashkët, jemi të vetëdijshëm se mund të avancojmë edhe më tej.