Sistemet Ndihmëse
Në të gjitha fushat e operimit të saj, TCN përfshihet në projekt që nga faza fillestare deri në atë të mirëmbajtjes dhe kujdesit të pas-shitjes, që në terma reale e bën TCN-në një garant të suksesit për klientët e saj. Duke marrë në konsideratë faktin se zgjidhjet dhe projektet ‘me çelësa në dorë’ domosdoshmërisht kërkojnë paisje, sisteme dhe funksione ndihmëse, TCN ka ekspertizën e nevojshme teknike dhe burimet njerëzore profesionale për të ofruar:
Sisteme të furnizimit me energji: AC, DC, UPS, bateri, gjeneratorë;
Punime dhe ndërtime civile;
Punime dhe ndërtime civile dhe kabllim;
Ambiente të kontenierizuara;
HVAC (sisteme ventilimi dhe ajri të kondicionuar);
Kantiere pune në vende të largëta, vend-strehime, kulla, shtylla antenash, tokëzim dhe rrufe-pritës; etj.