×
SING UP
LOGIN
FOLLOW US
Linkedin Instagram facebook twitter

Terma ndërkombëtare të biznesit

International Business nënkupton shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve në kufijtë ndërkombëtarë ose territore ku TCN është aktive. Ky term i referohet eksportimit dhe importimit të mallrave dhe shërbimeve nga TCN drejt një kompanie në një shtet tjetër. Çështjet që konsiderohen të rëndësishme në biznesin e përditshëm ndërkombëtar të TCN-së përfshijnë sitemet ligjore, sistemet politike, politikat ekonomike, gjuhën, standartet e kontabilitetit, standartet e punës, standartet e jetesës, standartet ambjentale, kulturën lokale, kulturën e biznesit, tregun e shkëmbimit valutor, tarifat, regullat e import-eksportit, marrëveshjet tregtare, klimën, arsimimin, etj., në vendin e origjinës së kompanisë së huaj me të cilën TCN-ja ka marrëdhënie pune.
Në marrëdhëniet e biznesit me kompanitë huaja TCN-ja aplikon INCOTERMS të cilat janë një komplet termash të pranuara ndërkombëtarisht që përdoren në kontratat tregtare për të përkufizuar përgjegjësitë dhe detyrimet e eksportuesit dhe importuesit.
Dhoma NdërkombĽtare e Tregtisë ka përcaktuar INCOTERMS për të përkufizuar qartë detajet e transportit dhe transportimit për një kontratë tregtare ndërkombëtare. Çdo tern specifikon kostot, risqet dhe detyrimet që palët esportuese dhe importuese duhet të kenë parasysh.
Në vijim është një listë e INCOTERMS e pranuar dhe që kërkohet nga TCN në Termat e Kontratave Tregtare Ndërkombëtare të saj.

Ex-Works (EXW)
Ex-Works aplikohet për të gjitha mënyrat e transportimit përfshirë atë ujor, ajror, tokësor, hekurudhor dhe nëpërmjet tubacioneve. Termi nënkupton që eksportuesi duhet të paguajë për paketimin, punën dhe magazinimin në mënyrë tipike në një magazinë nga ku importuesi merr dhe transporton produktin. Importuesi paguan të gjitha shpenzimet.

Free Carrier (FCA)
Nën tremin Free Carrier, eksportuesi paguan gjithashtu për ngarkim-shkarkimin e mallit nga magazina në mjetin transportues, plus tarifat e transportit që janë të detyrueshme për të sjellë mallrat deri në vendin e transportimit.

Free Alongside Ship (FAS)
Ky term përdoret zakonisht për transportime detare/oqeanike. Termi Free Alongside Ship nënkupton që eksportuesi paguan gjithashtu për transportimin e mallrave deri në afërsi të anijes, por pa u ngarkuar malli në anije. Mallrat mund të kenë nevojë të inspektohen, ri-etiketohen apo grupohen me dërgesa/mallra të tjera dhe pastaj të magazinohen në një magazinë pranë portit.

Free On Board (FOB)
Termi Free On Board është një term tjetër që përdoret për transportime detare/oqeanike. Termi Free on Board nënkupton që eksportuesi paguan gjithashtu për ngarkimin e mallrave në anije dhe është përgjegjës për çdoganimin e marrave në doganë.

Cost, Insurance and Freight (CIF)
Ky term që përdoret për transportime detare/oqeanike nënkupton që eksportuesi duhet të paguajë ngarkimin e mallit në anije, si dhe për koston e siguracionit dhe tarifate transportit për portin e destinacionit. Titulli dhe përgjegjesia për transportimin kalojnë tek importuesi kur malli arrin në portin e destinacionit.

Carriage Paid To (CPT)
Nën termin Carriage Paid To, eksportuesi paguan të gjitha detyrimet në vendin e destinacionit përveç siguaracionit, tatimit, taksave, çdoganimit dhe transportimit nga anija tek destinacioni final.

Carriage Insurance Paid To (CIPT)
Termi Carriage Insurance Paid To është i ngjashëm me CPT përveç faktit që eksportuesi mbulon gjithashtu edhe kostot e siguracionit.

Delivered At Frontier (DAF)
Termi Delivered At Frontier është një term që zakonisht përdoret për transportimin tokësor me makina. Importuesi duhet të sigurojë që malli të çdoganohet si në vendin e origjinës ashtu edhe në vendin e destinacionit. Kështuqë importuesi paguan shpenzimet me arritjen e mallit në destinacion , tatimin, taksat, çdoganimet, plus shpenzimet e transportimit deri në destinacion.

Delivered Ex-Ship (DES)
Termi Delivered Ex-Ship nënkupton që malli është bërë i disponueshëm për importuesin në anije por jo në port, ku titulli mund t’i kalojë importuesit. Importuesi paguan shpenzimet me të arritur malli në destinacion, tatimin, taksat, çdoganimin dhe transportimin tek destinacioni final.

Delivered Ex-Quay (DEQ)
Ndryshe nga DES, termi Delivered Ex-Quay kërkon që eksportuesi të shkarkojë ngarkesën e mallit kështu që titulli i transportimit të kalojë tek importuesi në portin e destinacionit. Gjithashtu, eksportuesi është përgjegjës për shpenzimet me të arritur malli në destinacion.

Deliver Duty Unpaid (DDU)
Termi Deliver Duty Unpaid është një term tjetër që përdoret në transportimin tokësor dhe zakonisht nënkupton që eksportuesi duhet të bëjë çdoganimin në vendin e origjinës, ndërkohë që importuesi merr në dorëzim mallin dhe duhet të paguajë tatimin në doganën e vendit të destinacionit.

Deliver Duty Paid (DDP)
Termi Deliver Duty Paid është një term tjetër që përdoret në transportimin tokësor dhe nënkupton që eksportuesi duhet të bëjë çdoganimin si në doganën e vendit të origjinës së mallit, ashtu edhe në atë të vendit të destinacionit, të paguajë tatimet përkatëse dhe ta transportojë mallin në destinacionin e caktuar. Importuesi bën shkarkimin e mallit si dhe paguan siguracionin dhe tarifat e transportit.
Më shumë informacion mund të gjendet në:
INCOTERMS 2000 Chart of Responsibility.